Sonte Messi kërkon hapin tjetër drejt lavdisë
Sot zhvillohen tri ndeshje të tjera të fazës së 1/16 së finales në Kupën e Botës 2026, ku secila përballje është eliminatore dhe fituesit do të sigurojnë një vend në mesin e 16 skaudrave më të mira.
Programi nis në orën 20:00, kur Australia përballet me Egjiptin, në një duel ku australianët synojnë të shkruajnë histori me kualifikimin në çerekfinale, ndërsa egjiptianët, të udhëhequr nga ylli i tyre, Mohamed Salah kërkojnë të vazhdojnë rrugëtimin në Botërorin 2026
Në orën 00:00 pas mesnate Argjentina përballet me Kepin e Gjelbër, në një duel ku kampionët e botës konsiderohen favoritë, por afrikanët synojnë të vazhdojnë befasinë e tyre në turne.
Në orën 03:00, radha i vjen sfidës mes Kolumbisë dhe Ganës, dy skuadra që kanë lënë përshtypje të mira deri më tani dhe pritet të zhvillojnë një përballje të fortë për një biletë në mesin e tetë ekipeve më të mira, transmeton KP.

