Sonte mund të fleni një orë më shumë
Ora verore për sivjet përfundon këtë të diel, më 29 tetor.
Sipas matjes dimërore të kohës, akrepat e orës duhet të kthehen mbrapa për 60 minuta, përkatësisht do të lëvizen nga pozicioni 3:00 i mëngjesit në pozicionin 2:00.
Ora që më 30 tetor 2022, për shkak të lëvizjes për një orë mbrapa do të shfaqet dy herë midis orës 2:00 dhe 3:00, herën e parë shënohet si ora 2A dhe herën e dytë si ora 2B.
Dita e plotë më 29 tetor zgjat 25 orë, prandaj mund të flini një orë më gjatë.
Me orën dimërore i bie te zgjoheni një orë më vonë për punë, por edhe terri bie mbi tokë 60 minuta më herët se deri më tani./Mediafokus.info

