Sonte pas mesnate shtyhen akrepat për një orë
Sot ka qenë dita e fundit që jeni zgjuar me orën dimërore. Nga e diela e nesërme, 31 mars, fillon llogaritja verore e kohës, që mbaron të dielen e më 28 tetorit.
Pra të dielen e 31 marsit, në mëngjes, akrepat do të lëvizën përpara për një orë, gjegjësisht prej orës 02:00 do të zhvendosen në ora 03:00 dhe kjo nënkupton se dita zgjat 23 orë.
Këta 60 minuta na kompensohen më 28 tetor kur mund të flejmë një orë më shumë, pasi dita e plotë zgjat 25 orë. /Mediafokus.info/

