Sonte pas mesnate shtyhen akrepat për një orë

Sot ka qenë dita e fundit që jeni zgjuar me orën dimërore. Nga e diela e nesërme, 27 mars, fillon llogaritja verore e kohës, që mbaron të dielen e  më 30 tetorit.

Pra të dielen e 27 marsit, në mëngjes akrepat do të lëvizën përpara për një orë, gjegjësisht prej orës 02:00 do të zhvendosen në ora 03:00 dhe kjo nënkupton se dita zgjat 23 orë.

Kjo orë na kompensohet më 30 tetor  kur mund të flejmë një orë më shumë, pasi dita e plotë zgjat 25 orë. /Mediafokus.info/