Sot 18 raste të reja me Covid

Sot më 14 maj janë testuar gjithsej 300 mostra dhe 18 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, sipas njoftimit nga IKSHP.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Ferizajit 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Talinoc i jerlive dhe 3 raste Rahovicë), komuna e Gjilanit 6 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 2 raste Përlepnicë) dhe komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri).

Sot më 14 maj 2020, janë shëruar edhe 19 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 690 raste./mediafokus.info