Gjatë ditës pritet që vranësirat të tërhiqen, duke i lënë vendin kryesisht rrezeve të diellit, raporton Meteo Kosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 6°C.

Ndërkaq, era pritet të fryjë në drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 6-18 km/h.