Orteku gjigant godet skiatorët, shpëtojnë mrekullisht (VIDEO)

Një skiator profesionist filmoi një moment të tmerrshëm kur ai dhe 5 persona të tjerë u goditën nga një ortek gjigant në malet e Uinta në Utah të shtunën.

Miles Penrose, 2 vëllezërit e tij dhe 3 shokë po bënin ski me motorë bote në zonë kur nisën të ndjenin një tronditje të fuqishme që ngjante me një tërmet.

I riu që ka kapur çdo moment në celular tregon se kur pa masivin e borës që u shkëput nga maja e malit nisi të lajmëronte vëllezërit dhe shokët.

Por orteku erdhi me shumë shpejtësi dhe disa prej tyre u mbuluan nga bora, duke përfshirë dhe vëllanë e vogël të Miles.

Fatmirësisht ndërhyrja e shpejtë bëri që të 6 të shpëtojnë pa lëndime të mëdha, megjithatë duhet thënë që kaluan një ndër ditët më të vështira të jetës së tyre.

Në të njëjtën ditë, 300 km më tej, 4 persona humbën jetën si pasojë e një orteku në Salt Lake Valley.