Haziri: Rënia e numrit të të infektuarve në Gjilan është lajm i mirë, por nuk domethënë që rreziku ka kaluar

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Gjilan ka rënë nën 100 dhe ky është lajm i mirë.

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së epidemisë së kornavirusit, është njoftuar sot me gjendjen e përgjithshme të pandemisë në komunën e Gjilanit, e cila duket kësisoj në shifra:

Të shëruar – 3295 persona, të vdekur – 108, raste aktive – 98, mostra në pritje – 100, të spitalizuar – 17, gjithsej të testuar – 9846, kurse gjithsej pozitiv deri tani kanë rezultuar 3500 persona.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se rënia e numrit të të infektuarve nën 100, është lajm i mirë, por u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të profesionistëve shëndetësorë.

“Rënia e numrit të të infektuarve dhe i vdekjeve nuk do të thotë që rreziku nga koronavirusi ka kaluar”, ka thënë Haziri, duke kërkuar zbatim të masave – maskë, distancë dhe higjienë personale.