Sot dy të vdekur me Covid në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 257 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.816.525 doza të vaksinës.

Deri më sot 817.708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.354 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.268 testime, 49 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 80 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.776.

Në total numri i rasteve aktive është 831.