Sot i jepet lamtumira e fundit këmbësorit që u godit për vdekje nga vetura në Veternik
Pasditen e djeshme, në rrugën për Veternik, një veturë goditi një këmbësor qe po kalonte rrugën, i cili fatkeqësisht nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq. Shoferi i dyshuar është arrestuar, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se ky rast ka tronditur familjen Thaqi nga fshati Carallukë i Malishevës pasi e morën lajmin e hidhur për vdekjen e Shaipit, 48-vjeçar.
Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar se varrimi i Shaip Thaqit do të bëhet sot, në ora 15:00 në varrezat e fshatit Carrallukë.
“Ju njoftoj Miqt shokt edhe Dashamirt se djali i agjes babes Shaip Reshit Thaqi ka Nderru jet Vorrimi bahet me daten 11 03 2023 ne ora 15 00 ne Fshatin Carralluk shpirti i ti u preft ne gjenet”, thuhet në njoftimin e familjes Thaqi.
Në anën tjetër, shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet është arrestuar dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.
Sinjali raportoi sonte se personi që po dyshohet se shkaktoi këtë aksident me fatalitet është Mergim Limani.
Pas intervistimit nga hetuesit policorë, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.
Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe familja e të ndjerit, teksa kanë bërë të ditur se 48-vjeçari do të varroset nesër nga ora 15:00.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

