Sot i jepet lamtumira e fundit polices që dje u gjet e vdekur në Gjilan

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit zyrtares policore, Ajtene Islami e cila dje pasdite u gjet e vdekur te varrezat e qytetit në Gjilan.

Njoftimin e ka bërë një familjar i saj në Facebook.

‘Të nderuar familjar, miq e shokë. Dua të ju njoftoj që ndërroi jetë halla, motra jonë, Ajtene Islami. Varrimi bëhet me datën 15.11.2021 (e hënë) në Namazin e Ikindisë në Gjilan. Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Ju falemnderit për ngushëllimet e juaja’, thuhet në njoftim.

Ajtene Islami, rreshtere në Operativën Rajonale, dyshohet se kreu vetëvrasje.

Rasti po hetohet nga policia si ‘vdekje e dyshimtë’.