Vjosa Osmani merr numër rekord të votave në Vushtrri

Disidentja e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën të dielën ka kandiduar në kuadër të Listës së Lëvizjes Vetëvendosje, ka fituar numër rekord të votave në Vushtrri, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Sipas burimeve të Gazetës, në gjithë territorin e Komunës së Vushtrrisë në 92 vendvotime, Vjosa Osmani ka marrë gjithsej 13.396 vota, duke shënuar rekord të votave të kandidatëve në zgjedhje të përgjithshme në Vushtrri.

Ndërsa, në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura me 6 tetor të vitit 2019, Vjosa Osmani, që në atë kohë ishte bartëse e Listës së LDK-së, sipas KQZ-së, kishte fituar rreth 5900 vota në Vushtrri.