Sot Matoshi do të festonte ditëlindjen e 60-të…

Sot Hevzi Matoshi do të festonte ditëlindjen e 60-të, po të ishte mes nesh. Por, ai iku nga kjo botë në janarin e vitit 2019.

Në Shërbimin Civil Komunal të Gjilanit, ku ai punoi deri në ditën e fundit, si shef i Zyrës Ligjiore, ai mbahet mend si njeri i mirë, bashkëpunëtor i sinqertë dhe mbi të gjitha si profesionist i zoti në punën e tij.

Matoshi ishe ndër juristët e paktë që nuk shmangej nga problemet, por gjithnjë mundohej të gjente zgjidhje brenda normave ligjore, shkruan portali Mediafokus.info

Hevziu ishte një vlerë për Komunën e Gjilanit, ku dha kontribut të çmuar në ngritjen e administratës komunale, për disa vite pas luftës, deri në vdekje.

Ka qenë një bashkëpunëtor i jashtëzakonshëm dhe mbi të gjitha një profesionist i përkushtuar në punën e tij.

Hevzi Matoshi u lind më 21 shtator 1961, në Gmicë të Kamenicës. Diplomoi në fakultetin juridik të Universitetit të Prishtinës. Karrierën profesionale e filloi si praktikant-jurist në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë (1983/84), për të vazhdar pastaj me punë si sekretar në shkollën “Abaz Ajeti” dhe në fabrikën e baterive në Gjilan.

Pas lufte, nga viti 2000 ka kryer detyrën e zëvendës drejtorit të Drejtorisë së Punës, në kuadër të Komunës, nëpunës i përcjelljes së Komiteteve të KK-së, inspektor i Pronës, zyrtar i lartë Ligjor dhe së fundi udhëheqës i Zyrës ligjore.

Në aktivitetet shoqërore u përfshi në vitet `90-ta si sekretar i Shoqatës për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e tyre.

Ka marrë pjesë në pajtimin e gjaqeve në Kosovë.

Për rezultate në punë, ka marrë dy herë mirënjohje nga Komuna./Mediafokus/