Sot më ftohtë, priten reshje shiu e bore

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot më i ftohtë, kryesisht me vranësira.

Sipas njoftimit të Prishtina Weather, kohë pas kohe priten edhe reshje shiu, që edhe përzien apo shndërrohen në borë, në zona prej 600m e 700m lartësi mbidetare.

Më shumë reshje bore priten viseve malore. Temperaturat minimale zbresin në 1C e 2C, e ato maksimale arrinë në 4C e 6C.

Për të enjten e premten, nuk parashihen kushte për të reshura.

Të enjten më shumë vranësira e ditën e premte do të ketë edhe intervale me diell. Ultësirave orëve të mëngjesit do të ketë mjegull. Reshjet e shiut rikthehen ditën e shtunë.