Sot, mot me shi e reshje bore

Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme dhe ajo maksimale parashihet deri në 6 ose 7°C.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriorë, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet mot me vranësira dhe pak më i ftohtë me depërtimin e frontit të ftohtë ajror me reshje kalimtare shiu e në vise kodrinore-malore reshje kalimtare bore.

Në Kosovë reshje bore mund të ketë edhe në disa zona më të ulëta mbidetare.

Nga e Hëna na pret stabilizim dhe përmirësim i motit. Mëngjeset do të jenë me acar për shkak depërtimit të ajrit të ftohtë dhe kthjellimit, por acari do të vjen duke u zbutur shumë shpejtë.

Gjatë javes rritje të ndjeshme të temperaturave kur priten ditë pranverore sidomos afër fundjaves./MeteoBallkan