Sot në Strasburg nënshkruhet vendimin për liberalizimin e vizave
Parlamenti Evropian, të hënën në Strasburg, votoi tekstin për të cilin janë marrë vesh vendet e Bashkimit Evropian që edhe kosovarët të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.
Ky votim nënkupton se më, nuk ka dilema se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza nga 1 Janari i vitit 2024.
Për këtë çështje, sot në Strasburg, presidenti i Parlamentit Evropian dhe Suedia si kryesuese e presidencës së BE-së, do ta nënshkruajnë zyrtarisht vendimin për liberalizim.
I pranishëm në këtë ceremoni do të jetë edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i cili udhëton sot drejt Strasburgut.
Bislimi do të mbajë një konferencë për media në Parlamentin Evropian, së bashku me Eurodeputetin dhe Raportuesin për Kosovën për çështjen e vizave Thijs Reuten, në ora 15:15.
Dje, pas votimit për liberalizimin e vizave, ka pasuar reagime të shumta pozitive, duke e quajtur këtë lajm të mirë për kosovarët.
