Sot, nesër e pasnesër do të ketë shtëna me armë në Shkup, kjo është arsyeja

Gjatë tri ditëve, duke filluar nga sot, në qytetin e Shkupit do të dëgjohen të shtëna me armë zjarri.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se nga menaxheri i produksionit të filmit artistik “Portokalli i kaltër” janë njoftuar se nga 23.10.2022 deri më 25.10.2022, në periudhën nga ora 09.00 deri në 18.00 në një objekt në rrugën “Frederik Shopen” në Shkup do të xhirohen skenat e filmit në të cilat do të përdoren armë zjarri.

Pra përdorimi i armëve do të bëhet për nevoja filmike dhe jo për ndonjë qëllim tjetër.