Sot nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare të Kosovës
Pritjet për të dalë nga Kosova janë zvogëluar.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se sot në orët e mëngjesit (07:39) nuk ka pritje të gjatë në pikat kufitare në dalje të Kosovës, me përjashtim në Merdar, ku pritjet janë deri në 20 minuta.
Kujtojmë se në këtë pikë në ditët që shkuan pritjet për dalje shkonin deri në mbi nëntë orë.
Ndërsa dje në mbrëmje pritjet ishin mbi një orë.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare pritjet në hyrje dhe dalje janë nga 3-5 minuta.

