Sot pritet të caktohen tarifat e reja të energjisë elektrike
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) sot pritet të vendosë për tarifat e reja të energjisë elektrike.
Më 11.04.2025 ZRRE vendosi që qytetarët e Kosovës të paguajnë rreth 16% më shtrenjtë energjinë elektrike të cilën e shpenzojnë.
Pak pas mbajtjes së mbledhjes, më 11.04.2025, ZRRE-ja njoftoi për përqindjen e shtrenjtimit të rrymës për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.
Ekonomisti Shenoll Muharremi e ka cilësuar si “vulosje të krimit ekonomik”, mbledhjen e sotme ku pritet përcaktimi i tarifave te reja të energjisë.
Muharremi paralajmëron se kjo goditje ekonomike vjen në një periudhë kur qytetarët veçse po përballen me inflacion të lartë dhe standard jetese gjithnjë e më të papërballueshëm.

