Sot varroset Armend Behluli, 29-vjeçari nga Dobërçani që u therr për vdekje mbrëmë
Sot do të varroset Armend Behluli, 29-vjeçari nga Dobërçan të Gjilanit, i cili I therr për vdekje mbrëmë, raporton mediafokus.info.
Sipas faqes së fshatit në facebook “Dobërçani”, varrimi i të ndjerit do të bëhet me namazin e ikindisë.
Njoftimi i plotë dhe pa ndërhyrje i faqes zyrtare të fshatit:
Njoftim mortor
Me pikellim dhe dhimbje te thelle, familja Behluli njofton se varrimi i te ndjerit Armend Behlulit behet sot me namazin e ikindisë ne varrezat e fshatit ne Doberçan!
Rasti i Armendit e pikelloj gjithe fshatin per arsye se ne rrethana ende te paqarta Armendi mbeti i vdekur ne mbremjen e kaluar dhe per shkak te rastit shume te ndjeshem e te dhimbshem, tani i mbetet qe institucionet ta zbardhin gjithe rastin dhe drejtesia ta thote fjalen e vet.
Me dashamiresi kerkojme nga te gjithe bashkefshataret qe te permbahen dhe te mos e rendojne edhe me shume dhimbjen e familjes Behluli.
Ngushellime familjes Behluli, fshatit dhe gjithe atyre qe e kane njohur Armendin

