Sot varroset në Zvicër 45-vjeçari nga Malisheva e Gjilanit

Sot varroset në Zvicër mërgimtari nga Malisheva e Gjilanit, Arben Ramizi, i cili ndërroi jetë para dy ditësh, në shtetin helvetik.

Arben Ramizi e humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 45- vjeçare.

Varrimi i tij bëhet sot, më 14 janar, në Friedhof Witikon, Im Hau 50, në Zurich, në ora 13:30.

Njoftimin e kanë familjarët e tij.

Lajmi për vdekjen e hershme të Arbenit është pritur me dhimbje edhe te bashkëvendësit e tij në Malishevë të Gjilanit dhe më gjerë. /Mediafokus.info/