Sot vetëm dy raste me Covid
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, derisa janë raportuar vetëm dy raste të reja me virus.
Janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.778.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Nga 1.265 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.778.
Në total numri i rasteve aktive është 322.

