Sot, vranët dhe me riga lokale shiu

Mot i vranët dhe i zymtë parashihet për ditën e mërkurë në vend, me qiell të mbuluar me shtresa vranësirash të ulëta.

Ultësirave vazhdojnë kushte që mjegulla apo mjegullina të mbetet më gjatë nga mesdita.

Herë herë nuk duhet përjashtuar mundësi për riga lokale shiu, njofton Prishtina Weather.

Dominon qetësia, e ditën mund të fryjë erë e lehtë kryesisht nga veriu 1-4m/s.

Temperaturat minimale zbresin në 3C e 4C, e maksimale shkojnë deri në 6C e 8C.

Vranësirat e ulëta mbesin edhe gjatë ditës së enjte, me mundësi për riga shiu orëve të mëngjesit në pjesë të vendit.

Ditën e premte parashihen intervale më të gjata me diell.

Temperaturat maksimale zbresin në 4C, e ato minimale nën kushte kthjellimesh deri në -4C.

Ditën e shtunë pasdite vranësirat shtohen, vende-vende paraqiten të reshura shiu, që me kalimin në ditën e diel shtrihen në pjesë tjera të vendit.

Me rënie të temperaturës reshjet e shiu përzien dhe me reshje dëbore.