Spahiu emërohet në krye të Ministrisë së Shëndetësisë

Pasi u emërua në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu është shprehur e gatshme për të çuar para çdo angazhim të qeverisë.

Postimi i Klodiana Spahiut:

Së pari, falenderim për Kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë në propozimin si Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Shumë mirënjohëse dhe me dëshirën e madhe për të çuar përpara çdo angazhim.

Falenderim për Profesore Evis Sala, për gjithë punën e bërë dhe kontributin e dhënë në këtë Ministri.

Një falenderim edhe për të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe pa fund urimi, miq e të njohur dhe shumë miq të tjerë virtualë.

Në pamundësi për t’ju kthyer të gjithëve përgjigje, ju them vetëm: FALEMINDERIT NGA ZEMRA!