Spanjolli 21 vjeç është më i riu në botë që humb betejën me coronavirusin
Një trajner futbolli, spanjolli 21 vjeç ka vdekur nga koronavirusi.
Francisco Garcia, i cili menaxhonte ekipin e të rinjve të Malagas, nga mjekët u diagnostikua me leukemi, derisa ishte shtruar në spital me simptoma të virusit.
Pas hospitalizimit mjekët identifikuan kancerin te ai. Ata thanë se ai do të mbijetonte nëse nuk do të kishte gjendjen e vështirësuar para covid-19.
Spanja e deklaroi gjendjen e emergjencës javën e kaluar pas përhapjes së madhe të sëmundjes.
Është vendi i dytë pas Italisë, më i prekur nga koronavirus, me mbi 8000 raste dhe 297 të vdekur.

