Spitali i Gjilanit bëhet me CT 187 shtresore 

Spitali i Përgjithshëm ka përfituar një CT 187 shtresore, e para e këtij lloji në institucionet publike, donacion i Qeverisë së Luksemburgut.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar se përpos kësaj pajisje të rëndësishme, Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka përfituar dhe pajisje të tjera në vlerë prej 100 mijë euro për tri reparte.

“CT 128 shtresore, e para e këtij lloji në institucionet publike në Kosovë, në vlerë prej 400 mijë euro për Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Edhe 100 mijë euro të tjera për pajisje për repartin e Kardiologjisë, Neurologjisë dhe Pulmologjisë të këtij spitali. Faleminderit Qeverisë së Luksemburgut që përmes programit përkrahës për shëndetësi në Kosovë mundësuan blerjen e këtyre pajisjeve. Urime Gjilan!”, ka shkruar ministri Ismaili, në profilin e tij në Facebook./MediaFokus/