Spitali i Gjilanit rikthen në punë 4 reparte

Ulja e rasteve me Covid-19 ka bërë të mundur që Spitali i Gjilanit t`i rikthejë në punë normale katër reparte.

Normalitetit i janë kthyer reparti i Kirurgjisë, Neurologjisë, Psikiatrisë dhe njëri pavion i Repartit të Internos.

“Ulja e vazhdueshme e numrit të rasteve të spitalizuara me COVID-19, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ka bërë që menaxhmenti të rikthejë në punë disa reparte.

Normalitetit i janë kthyer  Reparti i  Kirurgjisë, Neurologjisë, Psikiatrisë dhe njëri pavion i Repartit të Internos.

Paraprakisht është bërë  pastrimi dhe dezinfektimi i të gjitha hapësirave të  këtyre reparteve, tashmë janë vendosur pacientët sipas patologjive përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPGJ-së.