Spitalit të Gjilanit i dhurohen tri aparatura të dializës nga populli i Kuvajtit

Spitali i Përgjithshëm në Gjilan është pajisur me tri aparatura për hemodializë, të cilat i janë dhuruar nga populli i Kuvaitit, përmes SHEK ‘Qëndresa Kosovare’.

Drejtori ekzekutiv i Spitalit, Dr.Arsim Emini kanë thënë se këto pajisje janë të mirëseardhura për pacientët tanë në Hemodializë, duke faleminderuar popullin e Kuwaitit dhe SHEK ‘Qendresa Kosovare’ për punën dhe angazhimin e bërë për të ju dalë në ndihmë pacientëve kosovarë.

Drejtori Klinik i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan, Dr. Ruzhdi Kadriu tha se në këtë shërbim, nga janari deri në nëntor 2022 janë kryer 6635 dializa.

Udhëheqësi i Hemodializës Dr. Dërgut Ademi tha se me këto 3 pajisje të reja do të kenë mundësi të rrisim efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve ndaj pacientëve.

Pjesë e këtij prezantimi u bë edhe një pacient nga diaspora  i cili po merrte shërbime në Hemodializën e Spitalit në Gjilan, në momentin e dorëzimit të donacionit.

Ai u shpreh i kënaqur me shërbimet që ofrohen këtu, ndërkohë që ishte kurreshtar për kodin e paisjeve (4008), duke thënë se të njëjtat përdorën edhe atje. /Mediafokus/