Stina e meseleve: Me ba me menue marë qysh menojmë mbrapsht, ku me dit sa larg kishim m`rri
Sabit Rrustemi
E paten qitë pazarin e druve e t’gjave, qaty n’Qenar Qeshme, k’nej kah Velekica. Bash n’cilin vjet, s’p’e di, po, neve Karadakit, na pat ra ma mirë, se na vike pak ma ngat, edhe hajvanati munohej ma pak…
Asni t’shtune nuk p’shtojke pa dalë na me naj kerr lanë, herë krena, herë traj. Kah shkojshmi, t’ngarkuem, s’mujshmi m’i thanë kerkuj, hajde hyp n’kerr, se edhe kualt kishin shpirt, s’bajke me jav teprue, as atyne. Po kah u kthjeshmi, secilin qi e pashmi udhës, i thojshmi, “hajde hyp” dej sa u mushke kerri.
Daja Dullë, qi dalke hu me qat shpirt t’vetin e me ni hejbe n’shpinë, me pa dishka a me ni naj llaf, qaty kah iqinia, dalke n’stom t’xhades, qaty përtej pazarit, edhe pritke m’i hyp dikuj n’kerr e me hec pej shpie.
Ai tybe, neve na pritke ma s’shumti, se në dy a tri javë pa ardhë me ba ni natë kah na s’e lake. po i pritke edhe nipat tanë, t’bijt e Sali Dunavit a do kojshi t’tyne, edhe qashtu, u kthejke diqysh n’at koliben e vet.
Ni hov, qi m’ka met ner men, kur i patum ble kuajt edhe ni kerr t’hekrit per ta, i kish pas ra bajagi me pritë.
Na, s’di qysh u ba e dej vonë s’mujtum m’i shitë lantë, a ky nipi Muharremi, i pat shitë diku n’Livoç t’Poshtem lantë, edhe ju desht m’i que atje, e ky, me ka me shkue?
T’u dal pej pazarit e pamë pahiri me Rufatin, edhe i thashë:
– Nali kualt ta marrim ket nalet se s’ka me ka kthehet.
Ooooop doooriiii, edhe kualt u nalen masi jav ngrehi bukur shumë diizginat.
– Hajde daja Dulllë, shka je hupë ashty, hyp n’kerr, p’i thamë.
Ja nisi me keshë.
– ‘Sha ni zot hiç nuk jam hupë po tuj menu kesh…
– Hyp more, se edhe n’kerr munesh me menue.
Aj s’e kish qaç gajlen e t’menumes, sa, me ardhë me neve , ju deshke me zhdryp n’Zheger, se na s’shkojshmi ma naltë rekës, ose me ardhë me neve dej n’Terzija…
– Kadal de mos ma prishë menimin se qe, gati e kreva.
Ev, thashë me veti, po pse s’e veti shka ke tuj menue ky shejtan, se hiç i rahatsheum kah goja s’a kanë.
– Shka ke tuj menue allahile, p’i tham, masi ja zgata kutinë e duhanit me dredhë ni cigare.
– Çuditesh me t’kallzue, ‘sha ni Zot…
– Hajt de, kallzo se kam zanë m’u untue s’po muj me pritë ma shumë.
– Qy, qy … kesh tuj thanë vedit, ” me ba me menue marë, qysh n’t’shumten menojmë mbrapsht, sa larg kishmi m’rri…
U nala e p’e kshyri seri… shka mej thanë tash. T’lake pa fjalë, me do llafe ai.
– O tybe per qet llaf qi e fole, ti sante konakin te na.
Aj, edhe ashtu, hiç pa i thanë ardhke.
– Hahahahaha … pash t’Lumin s’jam bash qaç budallë sa dokna, jo
Tybe, pej beterllaqeve qi naj kallzojke, s’e pashmi udhen hiç qysh e hangshmi, e as ujen nuk e nijshmi….

