Stina e meseleve: Mos me pas përmend Qamën, ju as qi ma kishi marrë n’dorë
Sabit Rrustemi
(krejt sipas Nanës)
Qe, si tash, nja gjashtë javë e sa, para Shingjergjit, hala dimen, po moti i mirë. Baba, si hangër kaftjall, e murrë sakicën e madhe, ternakopin edhe u nis kah dyrtë.
Nana jeme n’aborr, p’e percjell me sy. A me vetë a mos me vetë, ku po shkon… Baba u kanë pak si hujli, me vetë ku po shkon, i kcejke kanari. Po, edhe mos me vetë, i metke hatri …
Nana dul jashtë dyrve, mas tij. Ai kthej mas odës:
E njeva kur i tha:
– A vanohesh hiq a jo ?
– Tej kah mramja… edhe shkoi udhes kah Mali i Haxhve. Dej sa hini mas qoshit t’ares, nuk ja shkoqi sytë.
Kur u kthye n’aborr, p’e veti:
– A shkoj najkun me punue baba a te mali.
– Jo moj, te mali, qatje kah Shpatet, .. se e murrë edhe ternakopin. Po get, me nxerrë cunga, se kanë zanë me u hargjue..
Tybe hala kishmi, bile edhe dej mas Shngjergjit mujshin me na que. Po, n’shpi s’ju nejke. Me livrue, hala lagtë, do hujë t’gardhit qi ju dash’shin kah sakaki, i kish ba moti, gati. Edhe, mos m’i shkue dita poshtë, hajt n’Shpate me nxerrë cunga.
U kthye, masi u terrue. Ish kanë pas k’putë krejt pej t’nxerrmes cungave. Pritojke edhe me na folë. Pej t’lodhmes as bukë s’mujti qaq me hanger. Nja dy-tri kashore edhe e la. E kalli ni cigare qaty te oxhaki, ku, edhe e zuni ni hamle gjumi.
Qaty kah gjysa e nates, ta kapen ethet, a p’e trenojnë, a p’e trenojnë. Do tesha shka i kishmi, ja qitum sipri, po katije. E kallum edhe zjarmin n’oxhak, bajagi si shumë, sa u tutshmi po na digjet tavani, edhe s’bani punë hiq. S’u nxejke.
Nana n’qat kohë, tha” “Po shkoj me thirrë Hajdin agën, vlla e ka, nashta i banë çare”.
Ai erdh, pa frymë, n’kmishë e n’tlina. Bre ngjesh anej e ngjesh knej. Hiq…
Dikur dha zoti, e l’shunë ethet. Edhe sa u g’zumë, kur t’i hypi ni zjarmi, a p’i del flaka, a p’i del! S’kishim nanes, as ku me qu, e as ku me kshyrë dishka per ta. Pika e nates. Ky edhe u kanë napran, nuk shkojke te doktori, se, u kanë n’Prishevë ni doktor, kshyrke…
Mue, m’hini tuta, ” na shkoj poshtë baba, shka bajmë pa babë”? Ja nisa me kajtë.
S’kisha qysh i nimoj nryshe. Nana, a me kshyrë baben, a me m’pajtue mue!.
S’di qysh dolum n’sabah atë natë…. po baben, sa e l’shojshin ethet, e kapke zjarmia. “O, m’doli flaka bre, qilne deren…”
Ma vonë, ” O, u merdhina, nxemni bre “!
Qysh me pritë edhe ni natë, k’shtu me zjarmi e ethe?
Aj, tybe, ni natë e dy, e tri..baba dikur u ba njahit,as me hanger, as me pi, as me folë… Ju rreshken buztë prej zjarmisë e pa mujtë me shti gja n’gojë.
Mas tri a kater dite, zuni edhe nana me u dor’zue: ky s’ka metë ma as per doktor…
Mue më merthej apet vaji…
Ju pikum mixhes me shkue dej te Bulloshtë. te Qama e Rexhës, me ja fry do ujë a, te Mihanja e Fezës, me ja qitë lugën.
Atij s’ju shkojke as te njana, as te tjetra, po dikur u ba ikajl edhe u nis per te Bulloshtë.
Na, sy e veshë te baba, as qi dulum me kshyrë Gagën. Vej e pamë qi e murrë nji taz me veti edhe dul pej dyrve.
Bulloshtë s’ishin qaq larg neve, nja dhetë – pesëmdhetë dakika pej shpisë tonë. Po, u banë nja dy a tre sahat, e ai s’u kthye.
Dikur, tuj u mshelë akshami, bash kur zunë mu nalë strehtë pej pike, se bora tu u shkri ma, ai erdh me ni taz ujë, n’dorë.
– Qe, merrne, tri herë n’ditë me ja lagë durtë e sytë, edhe me ja shti kapak n’gojë, k’shtu m’tha Qama e Rexhës.
Ouuu, t’u g’zumë na, sa s’bahet. Na erdh ilaqi! Edhe meniherë ja flladitum pak faqet, krejt zjarm, edhe durtë.
Besa ja lagum edhe buztë. Edhe masi knunë knojstë e parë, ja lagum me durë e me ftyrë e me buzë… s’pritojshmi hiq. Vej me que diqysh baben..
T’nesrit masdite, zuni me çelë pak gojen, edhe me i livritë sytë.
Nanes i shkoj menja me ja pru pak tamel, se tamel kishmi, tri lloje bile, t’lopve, t’dhene, po edhe t’dhive.
Ama, nana tha, bimna ni taz tamel t’dhene.
Edhe ja kena nis qaty ka ni luge kafe, si me zor, me ja shti buz’ve e n’gojë.
Ka ni lugë, ka ni lugë … e lashmi pak me pushue, tevona apet, ka ni liugë, ka ni luigë… pasha zotin, mas dy dite u ngjall pak baba, edhe ja nisi me belbzue naj fjalë.
Na, qashtu, sa me ujë t’Qames Rexhes, sa me tamel t’dhene, edhe mas ni jave, baba, mujti me u hungjë… a jo, hala me u que n’kame.
Mas dhetë dite, dulë edhe n’aborr.
Vallahi na u duk, si me le per z’dyti.
Kur e pa mixha qi i kapercej kejt, ja nisi e po keshë:
– Valla qaj uji i Qames Rexhes se jo ti me dalë ma n’aborr! po keshë ai me baben.
Na po menojmë qi pej qefit qi u que baba, edhe p’e urojmë mixhën qi shkoj te Bulloshtë edhe naj solli ujin e frymë.
Kur ai, na habiti kejtve, mas dy jave:
– Pasha zotin, as kamen s’e kam lujtë kah Bulloshtë. Vej kam dalë jashtë dyrve, edhe e kam lanë tazin ner strehë.
Sa e bana men qi ju jeni kthye mrena, u ktheva e hina n’odë. E kam mshelë derën pej mrena e t’ia kam rrasë gjumë.
Kur m’dulë gjumi mas nja dy tre sahatve, kam dal shpejt e shpejt, e kam marrë tasin pej ner strehë, edhe jav kam pru.
E, a u ba sebep streha a tamli, tash nuk e di…. po mos me pas përmend Qamën, ju as qi ma kishi marrë n’dorë.. edhe s keshke me neve.
Ama, masi u que baba, kush e kish gajle pse aj bajke hajgare. Vej u tutshmi, po merr vesh Qama e Rexhës, e na ban kahre…

