Xhamia e Plumbit, e dini ku gjendet ajo
36 vite më parë do të rihapej Xhamia e Plumbit në Shkodër (e ndërtuar më 1773/1774), duke shënuar një ngjarje historike për komunitetin mysliman.
Në memorien e popullit shqiptar, nëntori 1990, është ngulitur si muaji që vrau frikën.
Mbas meshës së mbajtur natën e 4 nëntorit në varrezat e Rrmajit nga Dom Simon Jubani, me 16 nëntor qindra qytetarë të Shkodrës iu drejtuan objektit të kultit islam që kishte qëndruar 23 vjet i mbyllur.
Xhamia e Plumbit është një ndër veprat më të rëndësishme të arkitekturës në Shkodër në periudhën e sundimtarëve Bushatllij (1773).
Ky objekt madhështor, unik në Shqiperi, i stilit turko-arab tregon për nivelin e lartë qe kishte arritur lagjia “Tabake” rrëzë Kalasë, ku me vënien nën kontoll të saj fillon dhe ngritja e Bushatllijve të Shkodrës.
Quhet e Plumbit, sepse kubetë e xhamisë ishin të veshura me shtresa plumbi.

