Stublla, vendi i parë i prekur nga virusi, kështu i kremtoi pashkët

Stublla e Vitisë është e banuar me popullatë shqiptare të besimit kaltolik. Njihet si vend i kulturës dhe vendi ku u hap shkolla e parë shqipe në Kosovë, vendi ku ka dhënë shumë meshtarë dhe motra të nderit.

Edhe Ipeshkvi i Kosovës, Dode Gjergji, është nga Stublla, biografi i Nënës Terezë Don Lush Gjergji dhe mbi 30 meshtarë të tjerë dhe mbi 60 motra të nderit.

Ndryshe ky vend njihet si Vatikani i vogël.

Stublla e Epërme është vendi ku Don Mikel Tarabolluzi hapi shkollën e parë shqipe të legalizuar nga institucionet e kohës në vitin 1905.

Por ky vend para një muaji është goditur edhe nga COVID19, aty fillimisht kishte dal pozitiv një i moshuar 77 vjeçar dhe pas ca dite edhe 6 anëtarë të familjes së tij.

Fshati ishte mobilizuar dhe vetizoluar duke respektuar çdo udhëzim të organeve komunale dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, kështu që arritën ta mposhtin COVID 19 dhe vazhdojnë ende të jenë të veteizoluar edhe pse të infektuarit tani më janë shëruar, por ata po zbatojnë çdo rekomandim të ministrisë.

Në Stubëll sot është festuar edhe festa e Pashkëve, por jo si vitet më parë.

Aty sot prifti i Stubllës Don Jeton Thaqi ka vendosur një zerim jashtëzakonisht të madh të cilin e kishin ofruar vëllezërit Demaj për të pas mundësi që mesha e orës 11:00 të dëgjohet nga ballkonet e shtëpive në gjithë fshatin.

“E gjithë kjo është bërë që të respektohen udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë që të qëndrojmë nëpër shtëpi”, ka thënë Don Jeton Thaqi për Kosova.info.

“Ne jemi duke bërë çdo gjë në bashkëpunim me këshillin e kishës dhe këshillin e fshatit, dhe i falënderoj të gjithë për kontributin e tyre që kanë dhëne gjate kësaj kohe, ne sot po kremtojmë këtë mesh në kushte dhe rrethana që nuk i mbanë mend historia e njerizimit e as historia e Kishës, prandaj lusin zotin që kjo të tejkalohet dhe vendi t’i kthehet jetës normale.

Ju lus që të vazhdojmë t’i respektojmë çdo udhëzim që vjen nga institucionet e shtetit duke e mbrojtur vetveten dhe të tjerët”, ka thënë nder të tjera Don Jeton Thaqi.