Studimi: Omicron është 105% më i transmetueshëm se Delta
Varianti Omicron mund të jetë 105% më i transmetueshëm se Delta, sugjeron hulumtimi i fundit nga disa shkencëtarë francezë.
Euronews raporton se studiuesit përdorën modele statistikore për të vlerësuar transmetimin e variantit Omicron në Francë duke përdorur teste të shqyrtimit të varianteve specifike dhe renditjen e plotë të gjenomit.
Studimi, i cili u publikua në faqen medRxiv dhe ende nuk është rishikuar nga ekspertët e fushës, analizoi 131,478 teste në Francë nga 25 tetori deri më 18 dhjetor 2021.