Stuhia e borës bllokon mijëra makina në autostradë për dy ditë

Stuhia e borës ka bllokuar mijëra makina në autostradë. Mijëra njerëz kaluan dy netë të vështira në makinat e tyre pasi një stuhi e pazakontë bore goditi disa zona të Japonisë.

Radhët e makinave të bllokuara ishin tepër të gjata dhe autoritetet shpërndanë ushqime, naftë dhe batanije në një autostradë në Kanetsu, aty ku situata ishte më alarmante dhe mendohet se ishin mbi 1000 mjete të bllokuara.

Stuhia e borës nisi ditën e mërkurë dhe raportohet të ketë shkaktuar probleme në shumë zona të Japonisë. Në Niigata mbi 10 mijë shtëpi kanë ngelur pa energji elektrike./A2CNN