Sulm pranë ‘Charlie Hebdo’ në Francë (VIDEO)
Të paktën dy persona të armatosur me hanxhar kanë sulmuar disa njerëz mëngjesin e së premtes në vendin ku më parë ndodheshin zyrat e gazetës satirike “Charlie Hebdo” në Francë, raporton Mediafokus.info.
Sipas mediave franceze, katër persona raportohet të jenë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital, mes tyre punonjësi i një shoqërie pranë zyrave të gazetës.
Ndryshe, 5 vjet më parë, zyrat e gazetës satirike “Charlie Hebdo” ishin objekt i një sulmi terrorist./Mediafokus.info/

