Sulmohet kryeministri i Malit të Zi

Qytetarët që besojnë se në Mal të Zi ka një qeveri kukull dhe siç kanë bërë të ditur ata sot “ngrenë flamurin e lirisë” në Belvedere, po bllokojnë rrugët.

Kryeministri malazez, Dritan Abazoviq është pritur me provokime të vogla nga individë të cilët kanë bërtitur, por nga një grup qytetarësh, me shumë gjasa nga Nikshiqi, drejt kryeministrit ka fluturuar një shishe qelqi, e cila fatmirësisht ka rënë para tij.

Siç mësohet, atyre iu bashkua edhe politikani serb Nenad Çanak./demokracia