Sunny Hill anulohet në Prishtinë, do të mbahet në Tiranë

Sunny Hill nuk do të mbahet në Prishtinë, dhe për këtë, organizatorët i kanë njoftuar krerët e shtetit. Festivali do të mbahet në Tiranë.

Festivali “Sunny Hill”, që ishte planifikuar të mbahet në Prishtinë, ka dështuar. Kjo ka ndodhur pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk i ka kthyer përgjigje definitive organizatorëve.

Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, Express mëson se Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” nuk do ta mbajë në Prishtinë.

Në adresimin e organizatorëve thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”.