Superkompjuteri parashikon fituesin e Kupës së Botës

Kampionati Botëror 2026 ka hyrë në fazën vendimtare.

Sot nisin ndeshjet çerekfinale, ku Franca do të përballet me Marokun.

Në ndeshjet e tjera përballen Spanja – Belgjika, Anglia – Holanda dhe Argjentina – Zvicra.

Megjithatë, parashikimi i fundit i superkompjuterit të Opta-s, ka treguar fituesin e Kupës së Botës.

Sipas parashikimit të fundit, Franca ka probabilitetin më të lartë për të ngritur trofeun me 27.3%.

Spanja renditet e dyta me 21.3% shanse për të fituar turneun, derisa Argjentina zë vendin e tretë në renditje me një shans prej 17.3%.

Anglia ka një probabilitet prej 16.5% për t’u bërë kampione bote për herë të parë që nga viti 1966.