Superliga, derbi luhet në kryeqytet ndërmjet Prishtinës dhe Dritës
Superliga e Kosovës rikthehet këtë fundjavë me një derbi spektakolar në kryeqytet. Në Stadiumin “Fadil Vokrri”, fituesja aktuale e Kupës së Kosovës, Prishtina, pret kampionen e Superligës, Dritën.
Ndeshja nis nga ora 20:15 dhe pritet të ofrojë lojë të fortë dhe atmosferë të zjarrtë, sipas trajnerëve të të dyja skuadrave, Arsim Thaqi dhe Zekirija Ramadani.
Pas tre xhirove të para, Prishtina, Dukagjini dhe Ferizaj kryesojnë me nga 6 pikë secila.
Ballkani është i katërti me 5 pikë në dy ndeshje.
Drenica dhe Gjilani kanë nga 4 pikë, ndërsa Prishtina e Re ka 3 pikë.
Llapi numëron 2 pikë, ndërsa Drita dhe Malisheva ndajnë vendet e fundit me nga 1 pikë, me Dritën që ka një ndeshje më pak.
Prishtina ka nisur sezonin me formë të mirë në shtëpi, ndërsa Drita kërkon të arkëtojë pikët e para në këtë edicion pas një rrugëtimi të gjatë evropian.
Drita nuk do të ketë në dispozicion kapitenin Rron Broja, i cili u lëndua në stërvitje dhe pritet të rikthehet të hënën.
Përveç derbit, ndeshjet e tjera të xhiros zhvillohen nga ora 15:00:

