Superliga: Gjilani udhëton në Drenas për fitore ndaj Feronikelit ‘74
Java e 32-të e Superligës së Kosovës në futboll pritet të sjellë ndeshje interesante tanimë që gara për titullin e kampionit dhe vendin e dytë duket se janë qartësuar.
Megjithatë, mbijetesa dhe vendi për garat evropiane do të jenë qëllimi kryesor i kësaj jave.
Një ndeshje interesante luhet sot në Drenas, ku Feronikeli ’74 pret Gjilanin, nga ora 15:00.
Pavarësisht se Feronikeli ka rënë nga liga, ajo është e aftë të shkaktojë vështirësi për skuadrat rivale, duke i bërë ato të luftojnë deri në fund.
Gjilani, aktualisht në vendin e pestë me 42 pikë, vetëm dy pikë larg zonës së barazhit, me një fitore eventuale ndaj Feronikelit do të siguronte më shumë qetësi për ndeshjet e ardhshme.

