Challandes: Mundësi e mirë për lojtarët e rinj kundër Suedisë

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka bërë përgatitjet e fundit për ndeshjen miqësore që do ta zhvillojë sonte kundër Suedisë në Doha të Katarit.

Përzgjedhësi Bernard Challades ka thënë se kjo është një mundësi e mirë, sidomos për lojtarët e rinj.

“Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë lojtarët për të treguar çfarë mund të japin dhe po ashtu edhe për ne një mundësi e mirë për të parë lojtarët, sidomos ata që luajnë në Kosovë, por edhe ata që janë jashtë që nuk kanë qenë deri tash pjesë e Kombëtares. Po ashtu, synimi është që t’i shohim disa lojtarë të rinj, jo për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, por për të ardhmen”, ka thënë Challandes, njofton FFK.

“Këtu është ndryshe, sepse kemi stërvitur çdo ditë së bashku dhe kushtet kanë qenë shumë të mira. Shpresoj që të befasojmë edhe me lojë të mirë”, tha selektori kosovar.

Ndeshja miqësore kundër Suedisë, zhvillohet sot në orën 15:45, sipas kohës në Kosovë./MediaFokus/