Superliga mbyllet sot me ndeshjet e javës së 36’të
Sot zhvillohen ndeshjet e javës së fundit për sezonin 2021/22 në Superligën e Kosovës në futboll.
Java e 36-të i qartëson dilemat se cilat skuadra do të mbesin dhe cilat do të largohen nga superliga.
Një prej ndeshjeve më interesante do të jetë ajo mes Malishevës dhe Dukagjinit, ndeshje kjo direkte mes dy skuadrave që po kërkojnë mbijetesën.
Interesant pritet të jetë edhe në “Zahir Pajaziti” të Podujevës, ku Llapi e pret skuadrën tjetër të rrezikuar, Prishtinën.
Nga skuadrat që janë në garën e ngushtë për mbijetesë, Drenica do të ketë punë më të lehtë pasi do të takohet me Feronikelin e rënë nga Superliga.
Ballkani – Gjilani dhe Drita – Ulpiana janë dy takimet e tjera të kësaj jave.
Të gjitha ndeshjet fillounë në ora 15:00.

