Suprizë, i kërkoi ndarjen, sonte Luizi i propozon martesë Kiarës
Luizi është distancuar nga partnerja e tij, Kiara këto ditë, gjë që e ka mërzitur këtë të fundit, shkruan express.
Por pas kësaj, qëndron një surprizë që këngëtari po përgatit për moderatoren.

“Ku, ku, ku po luaj me zjarrin. Të ma bëjë ajo mua këtë punë, s’më intereson hiç, jo të më propozojë për martesë por s’di çfarë”, tha Luizi.
Prej disa javësh, artisti ka bërë plane për t’i propozuar për martesë Kiarës.
Duket se tashmë është gjithçka gati, që Luizi t’i propozojë për martesë të dashurës së tij, pikërisht në spektaklin e sotëm.
Edhe vetë dy kanalet e “Digitalb” kanë bërë me dije se nesër gjatë spektaklit, një surprizë e madhe është rezervuar.

