Kjo është ‘ma e bukura e k`saj bote’

Bukuroshja e Meksikës (Miss Mexico), Andrea Meza u kurorëzua me titullin e femrës më të bukur të globit “Miss Universe”.

“Mexico esto es para ti”, shkroi Meza, 26, në një postim në Instagram, i cili përkthehet në “Meksikë, kjo është për ty!”, krahas një videoje të saj pas shpalljes së fitores.

Konkursi u mbajt në Hollywood, Florida, në Seminole Hard Rock Hotel dhe Casino. Mario Lopez i “Access Hollywood” dhe Olivia Culpo, Miss Universe 2012, e prezantuan aktivitetin bashkarisht , ku gjithashtu interpretoi edhe Luis Fonsi.

Meza mundi 73 vajza të tjera, përfshirë Miss Brazil Julia Gama, e cila ishte nënkampione, dhe Miss Peru Janick Maceta Del Castillo, e cila ishte nënkampione e dytë.