E vrau dhëndrin në Gjakovë, tropojani dënohet me 27 vjet burgim

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 27 vite burgim të akuzuarin për vrasje të rëndë, tentim vrasje dhe lëndim të lehtë trupor, Col Imeraj nga Tropoja.

Sipas aktgjykimit, për ‘vrasje të rëndë’, Imeraj është dënuar me 23 vite burgim, për ‘tentim vrasje’ me 4 vite e 6 muaj burgim, ndërsa për ‘lëndim të lehtë trupor’ me 6 muaj burgim. Për të tri këto veopra, Gjykata i ka shqiptuar të akuzuarit një dënim unik prej 27 vitesh.

Col Imeraj akuzohet se më 7 korrik 2020, rreth orës 03:00, në fshatin Bardhaniq të Komunës së Gjakovës, pikërisht në shtëpinë e të ndjerit N.M., (dhëndër i dorasit) me dashje në mënyrë mizore dhe për motive të panjohura ka privuar nga jeta të ndjerin Mulaj.