Suspendohen katër zyrtarë policorë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, me rekomandim të IPK-së, ka suspenduar katër zyrtarë policorë, pas rastit të vrasjes së katërfishtë në familje, që kreu një punonjëse e policisë, e cila pastaj e vrau edhe veten me armën zyrtare.
Në njoftimin e polcisë thuhet:
Inspektorati Policor i Kosovës, pas grumbullimit të informacioneve, në bashkpunim me hetuesit policorë të hetimeve rajonale të PK-së në Gjilan dhe hetimit paraprak në Stacionin Policor në Gjilan, i ka rekomanduar suspendimin Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës.
Me këtë rast, kolonele Elmina Mahmuti, ka suspenduar për shtatëdhjetë e dy (72) orë, komandantin e stacionit policor, zëvendës komandantin policor, shefin e operativës të stacionit policor dhe një zyrtar të stafit civil në Gjilan, lidhur me dyshimet me rastin e vrasjes së katërfisht, respektivisht një vetëvrasje, thuhet në njoftimin e policisë, të lëshuar nga togeri Ismet Hashani./mediafokus.info