Suspendohet mësuesi nga Vushtrria, dyshohet se ngacmoi seksualisht një nxënëse
Një mësues nga komuna e Vushtrrisë është suspenduar nga puna, pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse.
Për rastin ka folur kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi i cili ka thënë se i dyshuari ishte mësimdhënës i shkollës fillore të mesme të ulët “Andon Zako Çajupi”.
Ai ka shprehur zero tolerancë për këdo që shkel ligjin./sinjali/

