Suspendohet mjeku i QKMF-së

Një mjek është suspenduar nga puna për shkak se i kishte thënë një të moshuari i cili kishte dhimbje në gjoks se EKG-ja nuk funksionon, ndërsa e vërteta ishte ndryshe.

Njoftimi i plotë:

Drejtori i Drejtoratit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Shkelzen Hajdini ka suspenduar nga puna mjekun Faruk Gashi, mjekë i përgjithshëm.

Pas konstatimit nga Drejtori QKMF-së dhe Shefi i Urgjencës në Lipjan se ekziston aparatura e nevojshme dhe EKG është në funksion si në QKMF ashtu edhe në Urgjencë, është suspenduar mjeku Faruk Gashi, mjekë i përgjithshëm, për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjësisë kur ai deklaron rrejshëm se EKG është jashtë funksionit.

Ky rast do të vazhdojë në procedura të rregullta ligjore. Askush nuk do të tolerohet që për arsyeje të neglizhencës, papërgjegjësisë ose arsyeje tjera të sillet papërgjegjshëm ndaj pacientëve.