Suspendohet një zyrtar policor nga radhët e komunitetit boshnjak
Policia e Kosovës, përmes një komunikate, ka njoftuar se ka suspenduar një polic me arsyetimin se ka publikuar shkrime të paarsyeshme në rrjete sociale.
Lënda i është përcjellë edhe Inspektoriatit Policor të cilët janë duke e intervistuar zyrtarin policor, për të vazhduar procedurat e mëtejme.
Komunikata e plotë:
Policia e Kosovës, pas pranimit të informacioneve lidhur me shkrimet e publikuara në rrjete sociale nga zyrtari policor (S. C.) me detyrë në pikën kufitare “Kullë”, ka ndërmarr veprimet e menjëhershme duke e suspenduar.
Suspendimi i tij është mbështetur në Udhëzimit Administrativ Nr.04/19, për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës.
Pas masës së suspendimit, Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare ka njoftuar Inspektoratin Policor dhe Prokurorinë kompetente, të cilët janë duke e intervistuar zyrtarin policor, për të vazhduar me procedura të mëtejme, thuhet në njoftimin e policisë.

