Syla: Kurti e dëgjoi Vuçiqin e jo Thaçin për gjendjen e jashtëzakonshme në Veri

Analisti i politik, Valon Syla, ka kritikuar Qeverinë e vendit pas situatës së krijuar në veri të vendit, ku dy komuna u vendosen në karantinë nga autoritetet serbe. Sipas tij, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk e dëgjoi Presidentin e vendit, Hashim Thaçin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshëm, por atë të Serbisë, Aleksandar Vucic, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Syla ka thënë se marrja e vendimit nga ana e Serbisë për vendosjen në karantinë të Veriut të Kosovës ëhstë vepër penale.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës është dashur të veprojë lidhur me këtë situatë, madje të angazhohet edhe KFOR’i.

“Ndarja e Kosovës me ‘coronavirus’ duket qartë me Qeverinë Kurti. Marrja e vendimit nga Serbia për karantinimin e Veriut të Kosovës në esencë është vepër penale. Qeveria ose duhet të ketë marrëveshje të fshehtë me Qeverinë Serbe, ose i ka dorëzuar kompetencat nga padija. Ka mundur ta angazhohet KFOR-i në proces.”, ka shkruar Syla.

Ai tutje ka shtuar se situata ëhstë për gjendje të jashtëzakonshme, mirëpo që Kryeministrit në detyrë, Kurti nuk pranoi këshilla nga Presidenti Thaçi.

“Të gjithë e dimë se njerzit po vdesin dhe është gjendje e jashtëzakonshme. Por as këtë se shpalli. Epo, ta shpallë Serbia dhe kjo Qeveri ‘adoleshentash të papërgjegjshëm’ mbeten para aktit të kryer me vepër penale në duar. Nuk i pëlqej këshilla nga Presidenti i Kosovës, por e pranoi nga Presidenti i Serbisë. Ky është inati i dëmshëm i Kurtit. #albanologji #skandal #meKryeministrin”, theksoi në fund Syla.

Kujtojmë se në Mitrovicën e Veriut deri tani raportohet për 20 persona të infektuar me koronavirus dhe një të vdekur, ku të gjithë këta, po trajtohen nga autoritetet serbe.

Ndërkaq, në Kosovë deri tani janë shënuar 140 raste, 24 prej tyre fatmirësisht janë shëruar, ndërsa një ka përfunduar me fatalitet./Mediafokus.info/